Home Aktualitet Rama takon Ma...

Rama takon Macron: Takim miqësor, folëm mbi nevojën për një qasje të re politiko-ekonomike

383
0

Në Forumin “Open Roads Balkans Back in Business” në Bratislavë të Sllovakisë, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Rama teksa e cilësoi si një takim shumë miqësor, tha edhe se është koha për një qasje të re politiko-ekonomike.

”Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”,-shkruan Rama në postimin në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit