Home Aktualitet Rama thirrje ...

Rama thirrje Kurtit krah sekretarit Blinken: Asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me SHBA

234
0

Në konferencën për shtyp krah sekretarit Amerikan të Shtetit, kryeministri Edi Rama i përçoi një mesazh homologut në Kosovë, ku tha se Albin Kurti nuk duhet të bëjë asnjë hap në raport me Serbinë, kjo pa u konsultuar më parë me aleatët strategjikë siç është SHBA-ja.

”Është në interesin tonë dhe të Kosovës të përparojë në realizimin e të gjithë kërkesave të dialogut që nuk janë shtrënguese, që Kosova të lëshojë as një milimetër nga dinjiteti dhe sovraniteti i vetë. Këto kërkesa bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart republikën e Kosovës, si një republikë që kërkon mbështetjen dhe vlerësimin e të gjithë aleatëve. Edhe sot pasi kemi diskutuar dua ta përsëris apelin tim për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar me aleatët tonë strategjikë sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës tonë. Nga veprimet e pa konsultuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme por nuk fitohet e ardhmja”,-tha Rama.

Më tej, Rama falënderoi sekretarin amerikan edhe për mbështetjen e dhënë gjatë misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Më vjen shumë mirë që kjo vizitë kojçidon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. I shpreha falënderimin sekretarit për mbështetjen, por edhe mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli publikisht ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, për fjalët jashtëzakonisht pozitive që ajo ndau me publikun për mënyrën sesi Shqipëria arrita ta përfaqësojë veten, por edhe për mënyrën sesi arriti të përfaqësojë këtë komunitet shtetet që qëndrojnë së bashku për disa vlera e parime të panegociueshme”, tha Rama.

Blinken: Dialogu nga BE, e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë. Përgëzoj rolin e Shqipërisë, ka qenë forcë për stabilitet

A ka një kër*ënim serioz nga Rusia? Blinken: Po e marrin shumë seriozisht, po flasim me aleatët

Pse nuk u takua me opozitën? Blinken zbulon arsyen, flet edhe për bazën e NATO-s në Kuçovë

Takimi me kreun e SPAK-ut, Blinken: Anëtarë të krimit janë duke përfunduar në gjyq

”Miti i të paprekshmëve është rrëzuar”, Rama në sy të Blinken: Falë SHBA-së, njerëz me pushtet thirren para ligjit

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit