Home KRYESORE Rama: Veliaj ...

Rama: Veliaj do ta shkrijë çfarëdolloj pjelle që të nxjerrin Primaret e PD-së

699
0

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Erion Veliaj do të jetë kandidati i socialistëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

I ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Rama tha se Veliaj do të fitojë ndaj çfarëdolloj kandidati që do të dalë nga primaret e Partisë Demokratike.

“Unë nuk e di a do të jetë apo jo Erioni kandidat, por di të them që do të jetë Kryebashkiak! Dhe Erioni do ta shkrijë çfarëdolloj pjelle që do të dalë nga primaret e atyre”, – tha Rama.

Partia Demokratike do të zhvillojë fillimisht primaret për të nxjerrë emrin e kandidatit zyrtar. Ndërkohë në garë janë Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit