Home Aktualitet Pas deklaratë...

Pas deklaratës së Bashës reagon Berisha: Kuvendi i PD do mblidhet dhe do rrëzojë Bashën dhe Ramën

1116
0

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës për mediat.

Berisha shprehet i sigurt se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha janë në një marrëveshje me njëri-tjetrin.

Në një njoftim për mediat në Facebook Berisha thotë se Kuvendi i PD do të mblidhet për të shpëtuar partinë nga pazaret e Bashës dhe Ramës.

Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë. Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë. Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë rregjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj. sb”, shkruan Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit