Home Aktualitet Reagon Endri ...

Reagon Endri Fuga: “Lajm” i vjetër dhe krejt i pavertetë ky që japin portalet për Kryeministrin!

566
0

Drejtori i Komunikimit i Kryeministrit shqiptar, Endri Fuga ka reaguar pas lajmeve të publikuara nga mediat shqiptare referuar medias gjermane “Spiegel”.

Fuga thotë se nuk është e vërtetë që kreu i qeverisë ka shkaktuar probleme për maskën në avion, siç shkruan “Spiegel”. Me tej sqaron se njëri nga anëtarët e ekuipazhit pati një sjellje jo të hijshme dhe kompania kërkoi falje.

”Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”.

Sipas medias gjermane ”Spiegel”, kreu i qeverisë refuzoi ashpër të mbante maskën mjekësore mbrojtëse në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt am Main në Detroit, sa që ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

Duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Por gjithçka hidhet poshtë nga Endri Fuga. Ai publikon edhe letrën e shefit të Lufthanses:

“Shkëlqesi,
në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar ky ndalim. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme”, thuhet në letrën e ndjesës nga Deutsche Lufthansa AG, Lufthansa Aviation Center.

Fqy3aiqxeauoir3

Spiegel shkruante se “Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit