Home Aktualitet Reagon minist...

Reagon ministri Jashtëm rus pasi i ndaluan udhëtimin në Serbi: Veprim i pashembullt!

461
0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për mediat, pasi vendet afër Serbisë: Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomati rus të hënën në Beograd.

Lavrov ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakovic është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.
Rusia ka fajësuar Perëndimin pasi Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka konsideruar vendimin “një tjetër kanal të mbyllur të komunikimit”, në disa komente që janë përcjellë nga agjencitë ruse të lajmeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit