Home Aktualitet Reagon Pjerin...

Reagon Pjerin Ndreu: Kaçaj donte t’i hapte dosje ne prokurori Pashk Gjonit

84
0

“Tentuan t’i bëjnë atentat Salvador Kaçajt”, tha Sali Berisha në drejtim të Pjerin Ndreut, kandidati të PS për Bashkinë e Lezhës. Po ashtu vetë Ndreu po ashtu tha se Pashk Gjonit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kaçaj donte t’i hapte dosje në prokurori.

“Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës, është një mashtrues politik… Nga këto gjithë pazaret dhe matrapazllëqet politike di që merrte një dosje dhe shkonte në tavolina dhe thoshte Pashk gjoni do hyjë në burg, ka një kështu e, di që shkonte me paguar prokurorë e gjyqtarë me i hap çështje, me bërë këtë e atë.. më dëm që i ka bërë atij që gjasme e mbron, askujt tjetri nuk i ka bërë”.

I pyetur për akuzën tjetër të Kaçajt, se në Lezhë po qarkullojnë makina pa targa, Ndreu tha: “Ti denoncojnë përse nuk i denoncojnë? Pse do ruaj Salvador Kaçajn unë. E para e punës, edhe sikur, të supozojmë që do kishim një organizim të tillë, gjë që s’ka ndodhur ky personi nuk përfaqëson asgjë, ky personi ka qenë një person që na ka shërbyer ne me mënyrën sesi është qasur kundër atij. Ky lloj protagonizmi idiot, që merret nga ky. Ky tipi me këto fantazi që ka është në gjendje të rëndë, duhet të vizitohet nuk mund të përdorë emrin tim, është aq i vogël, aq i pavlerë sa unë kam neveri… Unë jo vetëm që se konsideroj, por kam neveri sesi këta njerëz në politikën e Lezhës, fusin këto lloj termash dhe viktimizohen kot së koti, sikur do vrisnim ne Salvadorin dhe Salvadori ishte lider i madh, hajde-hajde”,-tha për ”TV Klan”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit