Home KRYESORE Reagon Kryemi...

Reagon Kryeministri Rama për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës: Asnjë mbrojtje nga PS!

25
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, nën dyshimet për korrupsion.

Në reagimin e tij në Twitter, Rama thotë se Tushe dhe “cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste”.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre!

PS u shërben zgjedhësve, jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruan Rama në reagimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit