Home KRYESORE Real Madrid f...

Real Madrid fiton super “El Clasicon” e parë, shokon Barcelonën në “Camp Nou”(VIDEO)

593
0

El Clasico e parë e këtij sezoni fitohet nga Real Madrid. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti një sukses shumë të rëndësishëm 2-1 në fushën e “Camp Nou”.

Në 30 minutat e para loja ishte e ekuilibruar me të dyja ekipet që u kujdesën për të studiuar njëra-tjetrën. Në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejt, David Alaba lëshon një të majtë të hidhur në cepin e portës së Ter Stegen, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi.

Barcelona kërkoi të reagonte, por Reali në anën tjetër kundërsulmonte shumë rrezikshëm. Në fundin e ndeshjes , del mjaft shpejt, ndalet nga Ter Stegen, por më pas Lucas Vazquez e ka të thjeshtë për ta shoqëruar në rrjetë. Në fundin e ndeshjes Aguero rihapi ndeshjen, por nuk kishte më kohë për një tjetër gol. Reali merr kryesimin me 20 pikë, po aq sa Sevilla dhe Real Sociedadi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit