Home Sporti Reali i falet...

Reali i falet Benzema-s ndaj Vallecanos, blindon kreun e renditjes (VIDEO)

58
0

Real Madrid është gjithmonë e më pranë titullit në La Liga. Skuadra e Ancelottit fitoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Rayo Vallecanos.

Goli i vetëm do të shënohej vetëm 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Karim Benzema pas një kombinimi shumë të bukur me Vinicius Junior, arrin ta finalizojë me mjaft thjeshtësi.

Ishte një sukses i vështirë për Realin, që tashmë e gjen veten në vendin e parë me 60 pikë, 9 më shumë se Sevilla, që ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit