Home Sporti Reali merr fi...

Reali merr fitoren e pestë radhazi në La Liga, vendos sërish Benzema (VIDEO)

85
0

Real Madrid koleksionon fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe blindon kreun e renditjes, tashmë me 36 pikë, plotë 7 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Atletico Madrid.

Ndeshja u vendos nga një aksion në minutën e 40-të. Asensio tenton me të djathtë, ndalet nga portieri, por Benzema si një gjahtar goli e ndjek mjaft mirë aksion dhe e dërgon në rrjetë.

Ky ishte goli i 12-të në kampionat në këtë sezon për sulmuesin francez që po kalon një formë fantastike. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund me Realin që menaxhoi më së miri ndeshjen. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit