Home Sporti Reali në emer...

Reali në emergjencë, 11 mungesa në duelin ndaj Bilbaos

88
0

Dueli i fundit për kryesuesit e La Ligës, Real Madrid për vitin 2021 nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Carlo Ancelotti do të përballet me një numër të madh mungesash në San Mames ndaj Athletic Bilbaos.

Varianti i ri Omicron po shkakton probleme të shumta në futbollin evropian, teksa i fundit që ka dalë pozitivë në ekipin madrilen është Davide Alaba.

Gareth Bale, Isco, Marcelo, Rodrygo Goes dhe Andriy Lunin nuk do të jenë të disponueshëm për shkak të Covid-19. Dani Carvajal është i dëmtuar, ndërsa Casemiro është pezulluar pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Luka Modric ka marrë përgjigje se testi i tij doli negativ, por ende nuk është gati për të luajtur. Real Madrid ka gjithashtu ndihmës trajnerin Davide Ancelotti të padisponueshëm teksa edhe ai rezultoi pozitiv me Covid-19.

Lista e Real Madridit kundër Athletic Club

Portierë: Thibaut Courtois, Toni Fuidias, Diego Pineiro.

Mbrojtës: Nacho Fernandez, Eder Militao, Jesus Vallejo, Lucas Vazquez, Ferland Mendy, Rafa Marin, Miguel Gutierrez.

Mesfushorët: Toni Kroos, Eduardo Camavinga, Fede Valverde, Antonio Blanco, Sergio Arribas.

Sulmues: Karim Benzema, Vinicius Junior, Eden Hazard, Luka Jovic, Mariano Diaz, Peter Gonzalez.

/R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit