Home Sporti Reali “peshko...

Reali “peshkon” sërish te Bayerni, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin e njohur

47
0

Pasi siguroi shërbimet e David Alaba-s si transferim i lirë, real Madrid kërkon të peshkojë sërish te Bayerni, por këtë herë do ta ketë shumë më të vështirë. Dëshira e radhës është Leon Goretzka, për të cilin sipas “Bild” është gati një ofertë tunduese, duke marrë në konsideratë faktin që i skadon kontrata vitin e ardhshëm.

Me Modric 35 vjeç dhe Kroos 31, skuadra merengues kërkon të rifreskojë disi repartin e mesfushës me futbollistin gjerman, i cili garanton muskuj por edhe gola. 26-vjeçari është një pikë e fortë te klubi bavarez si dhe te skuadra kombëtare.

Marrëdhëniet e mira mes klubeve mund të bëjnë që Goretzka të përfundojë në Madrid gjatë kësaj vere. Gjithsesi nuk do të jetë shumë e thjeshtë, pasi Bayerni nuk kërkon të heqë dorë prej tij kaq shpejt. Opsioni tjetër është Pogba, por oferta për të duhet të jetë edhe më e lartë. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit