Home Aktualitet Reforma Terri...

Reforma Territoriale, bashkëkryetarja Çupi: T’u kthejmë qytetarëve pushtetin vendor

95
0

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale nisi nga puna javën e shkuar dhe deri në fund të korrikut energjia e politikës duket se do të jetë e përqendruar atje, si edhe te komisioni i reformës zgjedhore.

Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit të Reformës Territoriale, nga PD-ja thotë se synimi është që pushteti vendor të rikthehet te qytetarët. Sa i përket ndarjes aktuale territoriale, ajo theksoi se është pranë dështimit.

“Një reformë në një vend të vogël si ne, me konflikte politike, është e destinuar të dështojë kur nuk ka konsensus dhe rasti konkret është edhe reforma e fundit. Këto janë edhe kushtet që tregojnë nëse një reformë është apo jo e suksesshme. Kjo reformë është në kufijtë e dështimit, për të mos thënë është e destinuar.

Reforma synoi decentralizim, por kemi një pushtet vendos të centralizuar si asnjëherë më parë. Sot nuk ka më autonomi vendore, qeveria vendos për gjithçka. Në shumë njerëz nuk ka fare shërbime. Ne kemi një arsye për të besuar se ajo që pretendojmë është e bazuar. Ekspertët më të mirë të PD janë sot aktivë. Ne e dimë se çfarë i dhemb sot pushtetit vendor.

Ne jemi një organ politik dhe sigurisht që qasjen politike nuk mund ta anashkalojmë. Në qershor ne do të komunikojmë me qytetarët për të kuptuar se çfarë nuk ka shkuar mirë dhe pas një analize të thellë ne do të jemi në gjendje për të artikuluar në lidhje me numrin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit