Home POLITIKE Reforma Zgjed...

Reforma Zgjedhore, Alibeaj i përgjigjet Rithemelimit: Ne nuk jemi për show politik

296
0

Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend, deputeti i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj i përgjigjet pretendimeve të grupit të Berisha-Bardhi për ristrukturimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj thekson se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është një vend ku duhet bërë show. Ai shton se të gjitha flukset opozitare janë të mirëpërfaqësuara në atë komision dhe se rregullat nuk mund të ndryshojnë sa herë një deputet ndryshon qëndrim.

“Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës”, shkruan Alibeaj. Po ashtu nënvizon se PD-ja është e vendosur ta çojë përpara punën e komisionit të reformës zgjedhore për të implementuar dhe katër kërkesat e saj.

“Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim dhe numërimi elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur pë reformë zgjedhore për shqiptarët”,-tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit