Home Aktualitet Reforma Zgjed...

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Rama dhe Basha e kanë bërë tashmë marrëveshjen

49
0

Nënkryetari i PD së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi flet këtë mbrëmje për Reformën Zgjedhore. Për të Partia Socialiste tanimë e ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën.

“Ne kërkojmë të marrim pjesë në Komision me të drejtën që i takon opozitës. Ky është një komision bipartizan, me bashkëdrejtim. Të mos merren vendime që njëra palë ia hedh tjetrës. Vetoja, që është elementi që ka në dorë bashkëkryetari, është garancia për konsensus.

Së pari, ne nuk kemi besim te Partia Socialiste. E dyta, PS e ka bërë këtë marrëveshje me Lulzim Bashën dhe Alibeaj vetëm i përgjigjet kësaj historie, me dashje apo pa dashje, nuk del dot nga korniza e Lulzim Bashës.

Rama e ka përcaktuar se kush është opozita për të. Të mos harrojmë që Alibeaj bashkë me Gjiknurin kanë dështuar të bëjnë gramin e punës për dy vjet. Minimumi për kaq mund të shkarkoheshin të dy dhe të zëvendësoheshin me të tjerë”,-tha Bylykbashi në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit