Home Aktualitet Refugjatët në...

Refugjatët në Shqipëri, Genc Burimi: Meloni vjen nga një dështim spektakolar me Tunizinë

27
0

Një analizë të marrëveshjes së bujshme mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italine Giorgia Meloni për strehimin e refugjatëve nga Afrika në Shqipëri, e ka bërë edhe Genc Burimi. Ai thotë se marrëveshja do të sjellë probleme të mëdha për Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk është në gjendje të menaxhojë një fluks të tillë. Ai tregon edhe se Meloni dështoi që këtë plan ta bënte me Tunizinë, dhe e bëri me Shqipërinë.

“Kjo marrëveshje është krizë e Melonit. Ajo i thotë BE-së se është kaq e mirë kjo marrëveshje sa doni ta kërkoni më vonë edhe për vende të tjera. Shqiptarët duhet ta dinë nga vjen Meloni, nga një dështim i gjatë me Tunizinë. Që në maj thanë “Bravo, ia arritëm”. 

Në tetor i shkon cheku prej 65 milionë euro dhe ajo bën diçka të paparë për BE-në, ia kthen mbrapsht. Çon Meloni ministrin e Jashtëm dhe Tunizia refuzon. Duke parë nga vjen Meloni nga një dështim i jashtëzakonshëm pasi gati 30% vijnë prej andej. Kur ke përballë një partner jo si diktatori tunizian, por si Edi Rama që thotë nuk dua asgjë, sigurisht kjo është një arritje. Këta që njerëz që nuk mund të marrin status dhe nuk mund të transferohen dot, çfarë do të thotë? Rama e pranon që do të shkojnë drejt veriut, pra Evropës Veriore.

Pse nuk i çon Franca në vendet e këta njerëz? E njëjta gjë ndodh edhe në jug. Nga ana franceze me Italinë ke gati një gjendje lufte për shkak të emigrantëve që duan të hyjnë në Francë dhe më pas duan të shkojnë në Britani apo diku tjetër. Kjo marrëveshje është e pamenduar dhe pas disa vitesh, Shqipëria do të mbushet me qindra mijëra emigrantë, që më e pakta do vuajnë dhe më e keqja do ushqejnë një trafik të jashtëzakonshëm të qenieve njerëzore ku polici korruptohet. Do të lëmë kokrrën e namit”, theksoi ai në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit