Home Sporti Reja me “dhim...

Reja me “dhimbje koke”, thuajse gjithë mbrojtësit që luajnë në Seria A janë dëmtuar

62
0

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve në muajin shtator, kundër Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe tri ditë më pas do të presim Islandën. Trajneri Edy Reja do të ketë problem të shumta në fazën defensive, teksa thuajse të gjithë mbrojtësit që luajnë në Seria A janë dëmtuar dhe vështirë se do të grumbullohen.

Berat Gjimshiti – Frakturë e mesme e fibulës së majtë. Ende nuk dihet koha e rikuperimit, por vështirë se do të jetë para 3-4 javësh.

Kastriot Dermaku – Dëmtim i shkallës së parë në kofshëm e majtë. Të paktën dy javë pushim. Mund të rikuperohet për sfidat e Kombëtares, por nuk do të jetë në formën më të mirë.

Marash Kumbulla – Dëmtim i kofshës së matë. Do të jetë jashtë fushave për 3-4 javë. Duket i pamundur rikuperim për sfidat e Kombëtares.

Federik Veseli nuk po gëzon një formë të mirë, pasi nuk është aktivizuar për asnjë minutë deri më tani. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit