Home Aktualitet Rekordmenët e...

Rekordmenët e Championsit i japin leksion Guardiolës, Reali i Ancelotti sfidon Liverpoolin në finale(VIDEO)

640
0

Liverpool-Real Madrid është finalja e madhe e këtij sezoni në Champions League. Los Blancos morën një fitore spektakolare 3-1 në “Santiago Bernabeo” pas 120 minutash lojë, duke siguruar kualifikimin për në finalen e madhe.

Dueli i mbrëmjes së sotme në fakt do të administrohej në mënyrën më të mirë nga ekipi anglez në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë do të ishte Vinicius Junior që do të humbiste një mundësi të artë shënimi.

Në krahun tjetër, City do të realizonte golin e avantazhit në minutën e 73-të. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Bernardo Silva shërben një asist për Mahrez i cili me një goditje të bukur me të majtën e dërgon topin në rrjetën e Courtois. Reali ndërkohë zgjohet vetëm në fundin e kohës së rregullt, me Rodrygo-n që do të shënonte plotë dy gola për dy minuta.

Ndeshja me rezultatin 2-1 shkoi në kohën shtesë, atje ku në fillimin e saj një tifoz shqiptar me flamurin kuqezi hyri në fushën e lojës. Pak minuta më pas Benzema fitoi një penallti, që do ta shndërronte po vetë në gol. Real Madrid tashmë do të diskutojë me Liverpoolin trofeun me “veshë të mëdhenj” në finalen e madhe që do të luhet më 28 maj në “Stade de France”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit