Home Aktualitet Reshjet e bor...

Reshjet e borës në vend, ARRSH thirrje shoferëve: Ulni shpejtësinë!

43
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të parandaluar aksidentet.

Kushtet e vështira atmosferike kanë përfshirë vendin ,ndërsa në disa zona ka reshje bore në zonat malore dhe shiu.

Postimi i plotë në Facebook: 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve nga bora por dhe nga rënia e materialeve në rrugë si në “Shkallën e zezë” ku ka pasur rrëshqitje.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit