Home Aktualitet Reshjet e shi...

Reshjet e shiut dhe dëborës, ARRSH tregon akset ku ka probleme në vend

185
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje në segmentin rrugor Qafë Thorre-Bogë-Theth dhe në aksin Bajram Curri-Fierzë.

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu e bore, ARRSH bën thirrje që të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Në segmentin rrugor Qafë Thorre-Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet.

Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëhet pastrimi si dhe trajtimi me kripë

Ne aksin Bajram Curri-Fierzë km 10 si pasojë e shiut të dendur ka pasur prurje të shumta në trup të rrugës. Kontraktori menjëherë ka bërë devijimin e prurjeve dhe po pastron rrugën nga inertet, qarkullimi i mjeteve bëhet pa pengesa”, njofton ARRSH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit