Home Aktualitet Rexhep Uka, n...

Rexhep Uka, njeriu dhe natyra

682
0
Nga Namik Dokle-
Nëse doni të njihni një njeri të dashuruar me natyrën, të shqetësuar për ruajtjen e ekuilibrit të saj në raport me shkujdesjen e pafalshme njerëzore, një shkencëtar që bën studime të thelluara për ndikimet e ndërsjellta të faktorëve të ndryshëm biologjik, një agronom që nuk përdor asnjë lloj kimikati në fermën e tij, një njeri të pasionuar pas traditës, duke na sjell sot aromën shumë shekullore të verërave Kallmet e Cruja (më tingëllon si Kruja), një eksperimentues të dhjetra varieteteve të reja frutash dhe perimesh (në një trung-5 lloje) dhe më në fund, por jo për nga rëndësia, një profesor universiteti dhe udhëheqës të shumë temave të doktoraturës, – ky pra është Rexhep Uka.
“Toka flet, ne duhet të dijmë ta dëgjojmë”- më thotë e pastaj, shumë i gëzuar, më tregon se në “çerdhet” që ka vendosur në parcelat e fermës për të “ftuar” zogjtë, më në fund kanë ardhur edhe laureshat.
“Ah, laureshat,-i them, u dëgjohet zëri edhe kur nuk shihen me sy, fluturojnë më lart se shqiponjat!”
Një ditë e paharruar me Rexhep Ukën dhe Shkëlqim Agollin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit