Home POLITIKE Rezultatet fi...

Rezultatet finale të 14 Majit, KQZ: Pjesëmarrja 38.22%. PS fitoi 53 bashki, ”BF” 7 dhe minoriteti grek 1

126
0

Në përfundim të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja ka qenë 38.22%. E thënë ndryshe kanë votuar 1.395.360 nga 3.650.658 emrat në listë. Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, kryekomisioneri Celibashi tha se vetëm 5% e qendrave të votimit janë hapur pas orës 08:00. Kjo vonesë sipas tij nuk ka pasur një impakt të madh në proces.

“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.

Po ashtu Rama e ka cilësuar si një dështim skandaloz të KQZ, por kryekomisioni Ilirjan Celibashi zgjodhi që të mos i përgjigjej. “Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, tha Celibashi.

Sa i përket problemeve me teknologjinë e identifikimit, Celibashi theksoi edhe se në 10 për qind të qendrave të votimit nuk ka funksionuar pajisja. Ai theksoi se të dhëna më të sakta rreth funksionimit apo jo të pajisjeve të identifikimit biometrik do të kemi pasi pajisjet të kthehen në KQZ.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit