Home Kronike Ridënohet në ...

Ridënohet në burg Arbër Çekaj, shkak tentativa e arratisjes nga qelia

166
0

Një tjetër vendim fajësie është dhënë nga Gjykata e Tiranës për Arbër Çekajn. Ai u dënua edhe me një vit heqje lirie për shkak të tentativës për tu arratisur nga ambientet e 313.

Ky verdikt i shtohet një tjetër vendimi që Çekaj po e vuan prej 14 vitesh burgosje për akuzën e trafikimit të mëse 600 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit. Arbër Çekaj që mbas tentativës është vendosur nën regjimin e ashpër ”41 biss”, zbriti së bashku me Fatmir Pjetrin përmes një litari prej 17 metrash të krijuar.

Dy të burgosurit kapërcyen me lehtësi nga zona e ajrimit në shkallët e administratës dhe teksa kishin përballë portën kryesore të burgut, njëri prej tyre u përlesh me policin Myfit Xheka duke e goditur me një çengel në kokë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit