Home Aktualitet “Rikthe...

“Rikthehem si Kryeministër”, Duma: Do të doja të mos e kisha dëgjuar deklaratën e Berishës

247
0

Nënkryetarja e PD, Grida Duma thotë se do të donte të mos e kishte dëgjuar fare deklaratën e sotme të Sali Berishës për rikthimin si kryeministër.

“Berisha e di fare mirë që në kushtet kur SHBA nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesishmin e cilësdo parti, të ekzistojë një individ i konsderuar non grata, këtë gjë Berisha e bën si një individ politik i vjetër për të mbajtur “me gajret” ndjekësit aktual.

Është e paarsyeshme dhe do të kisha shpresuar të mos e kisha dëgjuar këtë sepse në një mënyrë ose në një tjetër, Berishën gjatë kësaj kohe nuk e kam ndjekur ekzaktësisht në  çdo fjali, por ka lënë përshtypjen dhe ka thënë që po e bën këtë betejë për demokratizimin të vlerave të PD.

Sigurisht nuk është kështu se e ka nisur nga shkaqe personale dhe produkti nuk mund të jetë publik”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit