Home ShowBiz Rikthehen për...

Rikthehen përplasjet mes ish-banorëve të BBV! Nga Olta, “Maestro” dhe Fifi, sfida që i bashkon

39
0

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe bashkë me të edhe formatet e dashura për publikun, që sjellin disa nga VIP-at e preferuara në ekran. Përkatësisht, sytë e të gjithëve janë tek “Dancing With the Stars”, ku disa emra të njohur të skenës, do të rikthehen, vetëm se këtë herë për t’u sfiduar në kërcim.

Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në juri si kryetar, pritet të shoqërohet me rikthimin e disa dinamikave, në dukje të lëna pas. Përkatësisht përballja e Fifit dhe Ilirit, këtë herë në një format tjetër, do të rikthej edhe njëherë debatin që dyshja la pas, pasi mbyllën eksperiencën në Big Brother.

Ina Kollcaku dhe Elton Merja, do të kërcejnë si çift në këtë sfidë. Eltioni ka qenë edhe banor i “Big Brother Vip Albania 1”, ku u mbajt mend gjatë edhe për një debat me Iliri Shaqirin. Fifi ka preferuar mos të zbulojë asgjë nga kjo pjesëmarrje, apo nga përballjet që do të ketë me ish-mikun e saj. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet përballje që priten. Është konfirmuar tashmë pjesëmarrja e Olta Gixharit në juri, duke sjellë një tjetër dimension të sajin në ekran. Përballë Oltës, do të jetë Maestro, miku i saj nga koha e Big Brother, por edhe Elvis Pupa.

Aktori i ka thënë “Po” ftesës për të ardhur në pistën e kërcimit. Të gjithë e kujtojmë Visin në pjesëmarrjen e tij në Big Brother dhe miqësinë e ngushtë që ai lidhi me Luizin. Qëkur ishte pjesë e Big Brother, por edhe pasi doli, Olta sulmonte vazhdimisht të gjithë personat që qëndronin afër Luizit, duke i quajtur servila.

Tashmë rolet kanë ndryshuar dhe aktori i humorit do të jetë përballë Oltës për t’u vlerësuar për perfromancat e tij në kërcim. Batuta, por edhe ‘thumba’ për Luizin, priten edhe nga Armaldo, që pritet ta drejtojë audiencën nga konflikti që pati me Luizin brenda lojës. / Panorama/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit