Home Sporti Rikthehet Cha...

Rikthehet Champions League/ Duele delikate sonte për Interin dhe Napolin

33
0

Mbrëmjen e sotme do të rikthehen emocionet e Champions League, me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Në mbrëmje spikat mbi të gjitha Napoli kundër Real Madridit.

Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore, ndaj dhe shihen si favorite për kalimin për në fazën tjetër. Kampionët e Italisë shpresojnë që faktori fushë t’i ndihmojë, por nga ana tjetër është një ekspert si Ancelotti që di të bëjë më të mirën në takime të tilla.

Nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe për Interin që sonte në mbrëmje do të pres Benficën, një skuadër që ka treguar cilësi në vitet e fundit në këtë kompeticion. Portugezët u mundën nga Salzburgu në ndeshjen e parë ndaj dhe nuk kërkojnë të bëjnë më hap fals, ndërkohë që Interi i Inzaghit e nisi me një barazim dhe synon 3 pikët në shtëpi.

PSV-Sevilla është një tjetër duel interesant, Bayernit do të jetë i impenjuar në transfertën ndaj Copenhagen, ndërkohë që Arsenali do të sfidojë Lens. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit