Home Sporti Rikthehet Cha...

Rikthehet Champions League, Inter dhe Milan luajnë shanset e fundit

71
0

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e treta të fazës së grupeve që do të jenë vendimtare për disa skuadra. Milan dhe Inter luajnë shanset e fundit për të qëndruar ende në garë për kualifikim pas dy rezultateve aspak të mira në dy duelet e para.

Milani i ka humbur dy ndeshjet e para me Liverpool dhe Atletico Madrid. Tashmë në sfidë e tretë ekipi i Piolit nuk duhet të gabojë më ndaj Portos, pasi në të kundërt shanset do të bëheshin thuajse zero. Duke qëndruar në Grupin B, Liverpool kryesues luan në fushën e Atletico Madrid. Suarez e Griezmann sfidojnë treshen e frikshme të Reds, me Salah, Firmino, Mané.

Interi do të sfidojë kryesuesit e Grupit D, Sheriff Tiraspol që i kanë bërë një nisje spektakolare debutimit në Champions. Reali nga ana e tij do të luajë në Ukrainë, në trasfertën me Shaktar Donetsk.

Manchester City do të sfidojë Brugge, ndërkohë që në Grupin A do të luhet dhe sfida mes PSG dhe Leipzg. Në Grupin C spikat dueli mes Ajax dhe Dortmund. /Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit