Home Sporti Rikthehet Chr...

Rikthehet Christian Eriksen, Matthijs de Ligt: U rrënqetha kur ai hyri në fushë

59
0

Rikthimi i Christian Eriksen në ndeshjen Holandë-Danimarkë ishte mjaft e veçantë. Momenti kur ai pësoi një arrest kardiak, tronditi mbarë botën, ku të gjithë u lutën për të dhe sot ai është rikthyer në fushë.

Mesfushori gjeti rrugën e rrjetës vetëm dy minuta pasi preku fushën e lojës dhe të gjithë ishin të lumtur për rikthimin e tij.

Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventusit dhe Holandës tregoi për emocionet që përjetoi kur pa Eriksenin në fushën e lojës.

“U rrënqetha kur ai hyri në fushë. Më duhet ta pranoj që në disa raste kisha frikë të përballesha me të. Më duhej ta frenoja veten. Ne jemi lojtarë, por gjithashtu dhe qenie njerëzore. Në këto momente na duhet të mendojmë për lojën. Jemi të gjithë shumë të lumtur që ai u kthye të luante në këto nivele”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit