Home Aktualitet Rikthehet në ...

Rikthehet në funksionalitet e-Albania, Kryeministria: Një sulm i tillë s’ishe parë në vendin tonë

332
0

Katër ditë pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare, është rikthyer shërbimi në e-Albania. Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit. e-Albania është rikthyer në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike.

Po ashtu kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar në media, se hakerat nga Irani kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro në Bitcoin. Në Twitter, aty ku ka hedhur poshtë lajmin e publikuar nga ”Top Channel”, Rama bën thirrje që të mos përhapet panik me pasojat e sulmit kibernetik nga hakerat e një vendi jo mik me Shqipërinë.

”Duke falënderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kundërofensive ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë. Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi”,-thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Njoftimi i Kryeministrisë

e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë. Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:

-Dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:

-Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
-Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti. Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:

-Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
-Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
-Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
-Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
-Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
-Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
-Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
-Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Duke falënderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kundërofensive ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë. Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit