Home Aktualitet Rikthimi i Ba...

Rikthimi i Bashës si kryetar në PD dhe përçarja finale e opozitës

1493
0

Nga Lindita Kokoli dhe Jonilda Halili-

Të gjitha burimet brenda PD së vulës flasin se Lulzim Basha po kthehet në krye të Partisë Demokratike. Natyrisht të asaj PD-je e cila mori vulën nga gjykata, por që nuk ka elektorat. Në këto zgjedhje vendore PD-ja e vulës mori vota më pak sesa partia e Tom Doshit.

Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen pas zgjedhjeve, ndaj tani po nxitohet që karrigia të mos mbetet bosh sepse kanë frikë se mos nxitojnë për t’u bashkuar me PD e Saliut.

Ose nga frika se mos fillon ndonjë lëvizje përbashkimi nga të gjitha krahët e Partisë Demokratike, e kështu shkrihet dhe PD e vulës.

Nga ana tjetër edhe Berisha nuk thotë se do të japë dorëheqje nga detyra e kryetarit pasi doli dobët në zgjedhje. Natyrisht që demokratët votuan Berishën, por nuk pati frymëzim që të dilnin të gjithë në votime. Me aq vota sa mori Berisha dhe PD e vulës nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën.

Ndaj u fut në lojë, rikthimi në PD, pikërisht i Lulzim Bashës. Që të mos ketë asnjë shans përbashkimi edhe nëse tërhiqet Berisha. Analistë dhe njerëz me mend në opozitë flasin se nuk duhet të kandidojnë për një PD të vetme e të bashkuar, as Berisha por as Basha.

Demokratët kërkojnë një emër tjetër, që do të sillte shpresë te demokratët se mund të vijnë në pushtet, ndonjëherë. Por me rikthimin e Bashës nuk ka asnjë shans për afrim mes palëve.

Kjo ështē lojë e Bashës, natyrisht e kordinuar me SHBA-në, të cilët nuk e duan Berishën.
Basha fillon sot takimet në PD-në e tij dhe më pas do të shpallin gjoja fushatën e zgjedhjeve në PD e vulës, ku natyrisht do të fitojë Basha.

Pas kësaj nuk ka më PD pasi edhe gjykatat e shkalleve të tjera në hierarkinë e drejtësisë do ti japin të drejtë Lulzim Bashës.

Me këtë lëvizje të fundit të Bashës, kryeministri Rama ka të sigurtë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Dhe kështu opozita vetëm sa copëtohet gjithnjë e me shumë, duke përfunduar si partia e PASOK-ut në Greqi, me 12.2%. Kurse PS-ja vetëm blindohet në vota dhe në pushtet.

Nëqoftëse nuk krijohet një forcë e re politike e cila të jetë e besueshme te qytetarët, Edi Rama do ta mbyll në vitin 2029 si kryeministër me mazhorancë diku te 94 deputetë e ndërkohë do të ndryshojë kushtetutën duke e kthyer Shqipërinë në Republikë Presidenciale, ku do të kandidojë personalisht për President. Pra diku nga viti 2034 Rama mund të ikë nga pushteti! Gjithnjë nëse nuk i teket të rikandidojë sepse diku nga viti 2039 ai largohet.

E gjithë kjo përçarje e opozitës dhe e humbje e shpresës se qindra mijëra demokratëve dhe opozitarëve prej dyshes Berisha-Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit