Home Aktualitet Rikthimi në P...

Rikthimi në PD, Rudina Hajdari: Berisha dhe Basha po e bëjnë Ramën si Putini

496
0

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari jep qëndrimin e saj për luftën mes kryetarit dhe liderit historik. Për të Basha dhe Berisha duhet të ikin, kjo për t’i hapur rrugë bashkimit të partisë me potencialet e saj dhe me të rinjtë.

”Konflikti që ka sot PD-ja, a do ta sjellë në pushtet? Shumë demokratë janë të shqetësuar për këtë gjë. Demokratët sot janë më të shqetësuar sesi PD do të vijë në pushtet përtej interesave që kryetarët e saj kanë. Kryetarët kanë privuar që interesat e PD-së dhe demokratëve që nesër të jenë një parti në vlerë publike dhe jo veç peng i dy kryetarëve”.

Për të Berisha dhe Basha po i shërbejnë Ramës dhe jetëgjatësisë së qeverisjes së tij, duke i shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm PD-së dhe duke e përçarë atë.

”Rama është më i pushtetshëm se kurrë dhe po ëndërron të bëhet një Putin i ardhshëm, sepse me këtë ritëm të PD-s të konfliktit brenda saj dhe që nuk e shoh se do zgjidhet shumë shpejt do t’i bëjë dëm të jashtëzakonshëm PD-së për ardhjen në pushtet. Nëse shohim, sot të dy këta e kanë bërë mbret Ramën që është në kolltukun më të madh dhe të rehatshëm, sepse opozita është përçarë. Këta i kanë bërë shërbim Ramës, që nuk ia ka bërë njeri”,-tha në ”A2cnn”.

Ndaj dhe ajo synon rikthimin e saj në PD për çuar përpara reformat, sidomos zgjedhoren, për të cilën edhe u investua kur ishte deputete, por edhe për shkak të lidhjes historike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit