Home Kultura Rinisin shfaq...

Rinisin shfaqjet në Teatër, “Metropoli” hap sezonin

8
0

Nga Leontina Nika

“Pikaso dhe Ajnshtanji në një bar në Paris” është premiera e parë e Teatrit Metropol, e cila çel sezonin artistik teatror pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga Covid-19. Komedia e jashtëzakonshme e shkruar nga Steve Martin, do të ngjitet në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila ka bërë bashkë një kast aktorësh e muzikantësh për këtë teatër muzikor.

Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Ajnshtanjit në fillimin e shek XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.

Shfaqja në qendër ka dy personazhet kryesor piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Ajnshtanji, të cilët takohen në një mbrëmje në lokalin “Lapin Agile” (Lepuri i shkathët) në Montmartre, në Paris. Sipas regjisores, këto dy personazhe vijnë edhe si frymëzim dhe reflektim mbi kërkimet personale, në ditët tona

Vështirësia për jetësimin e personazheve të tilla është komplekse thekson Demaj, por Ajnshtajnin e sheh pak më të vështirë në realizmi. Në bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë, mes tyre shfaqet edhe Elvis Preslin para se të bëhej një rocker, i njohur.

Shfaqja sjell një copëz jetë përmes 100 min nga një periudhë e largët siç është viti 1904 ku arritjet e shkencëtarëve dhe artistëve ishin ngjarjet më frymëzuese të kohës. Premiera do të shfaqet me 17 për të vijuar deri me 24 qershor.

Muzika do të jetë pjesë integrale e kësaj shfaqjeje e cila do te jetë “live” ku do të ndërthuret muzika instrumentale dhe vokale duke ruajtur atmosferën e periudhës në të cilën zhvillohet shfaqja dhe vendi ku zhvillohet. Ndërsa qasja skenografike është në sintoni me periudhën historike të viteve 1900 gjithashtu edhe kostumet do të qëndrojnë në stilin e kësaj epoke.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit