Home Aktualitet Rita Ora pas ...

Rita Ora pas koncertit: Shqipërinë e kam në gjak, Kosovën në vena. Do të kthehem sërish

621
0

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në përfundim të koncertit që mbajti mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë tha “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipërinë e kam në gjak, Kosovën në vena)”.

Rita Ora dha një mesazh për të gjithë se nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi. Më pas bëri postime në Instagram duke thënë se më shesh ishin rreth 30-40 mijë persona, të cilët i falënderon publikisht për praninë.

Muzika tradicionale nuk mungoi as këtë herë. Artistja e ka kthyer në traditë që të kërcejë vallen e Tropojës. Gjatë performancës, Rita Ora dha mesazhin se “Nuk do ju zhgënjej kurrë”. Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti Valdrin Sahiti kishte menduar diçka të veçantë. Body-n e zi e shoqëroi me flamurin kuqezi.

Ndërsa kreu i bashkisë, Erion Veliaj, ka postuar në Facebook pamjet nga skena madhështore ku performoi Rita Ora dhe fishekzjarret që ndezën qiellin e sheshit “Skënderbej”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit