Home Aktualitet Roland Lami: ...

Roland Lami: Kuvendi i 11 dhjetorit tregoi se PD anon nga Berisha

210
0

Pedagogu Roland Lami thotë se Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha tregoi se pala e këtij të fundit ka shumicën e PD-së si mbështetëse, ndërsa Lulzim Basha po tenton të njëjtën gjë, po përmes artificave juridike.

”Ky Kuvend mbyll çështjen e mbështetjes dhe sigurimit të shumicës brend PD-së por mesa duket palat janë futur në artifica juridike, siç po tenton Kuvendi i 18”.

Për ta zgjidhja e tensionit aktual të PD-së do të vijë atëherë kur të provohet se kush ka shumicën e mbështetësve. Sipas tij, shumicën i kishte Kuvendi i 11 dhjetorit, mirëpo Basha me mbështetësit e tij pretendojnë mbështetje më të madhe për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Siç Kuvendi i 11 dhjetorit mblodhi thuajse 5000 delegatë, edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi lexoi emrat e më shumë se 5000 delegatëve si mbështetës të Kuvendit të 18 dhjetorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit