Home Sporti Roma dhe Inte...

Roma dhe Interi fitojnë me lehtësi në javën e katërt, ekipi i Mourinhos merr kreun (VIDEO)

244
0

Interi dhe Roma bëjnë detyrën në sfidat e tyre respektove në javën e katërt të Seria A. Skuadra e Inzaghit fitoi 3-1 ndaj Cremoneses në shtëpi, një ndeshje që praktikisht e zgjidhën që në fraksionin e parë.

Correa zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12-të, duke ndjekur mjaft mirë aksionin, ndërkohë që në të 38-të, do të ishte Nicolo Barella që do të shënonte super gol me një goditje të bukur fluturimthi.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez do të vuloste gjithçka pas një asisti nga Barella. Asllani hyri në fushë vetëm në minutën e 72-të në vend të Brozovic. Te Cremonese golin e vetëm e shënoi Okoreke në fundin e kohës së rregullt.

Roma fitoi 3-0 ndaj Monzës. Paulo Dybala ishte protagonist absolut në fraksionin e parë duke shënuar dy gola, të parët me fanellën verdhekuqe. Në minutën e 28-të, Marash Kumbulla kërkoi ndërrim pasi nuk mund të vazhdonte më gjatë.

Në pjesën e dytë Ibanez vulosi shifrat. Roma me këtë sukses ngjitet në vendin e parë me 10 pikë. Ndërkohë që Interi mban vendin e dytë me 9 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit