Home Sporti Roma dhe Mila...

Roma dhe Milani barazim emocionues në fund, në duelin për zonën Champions (VIDEO)

250
0

Roma dhe Milani barazuan 1-1 në duelin për një vend në zonën Champion  Sfida ishte e luftuar, por të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme se duhet, duke e bërë të vështirë gjetjen e golit në 45 minutat e para.

Në minutën e 15-të, Kumbulla doli nga fusha e lojës pas një dëmtimi që do të pësonte në gju. Mbrojtësi i Kombëtares sonë rrezikon që të mungojë gjatë.

Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt një barazimit, Abraham zgjohet për të bërë një goditje fantastike në hyrje të zonës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Maignan.

Gjithsesi Milani nuk u dorëzua dhe tri minuta më pas do të gjente golin e barazimit me Saelemaekers, që shtangu mbrojtjen verdhekuqe. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit