Home Sporti Roma në final...

Roma në finale, Cassano sulmon Mourinhon: Nuk ka qenë ndonjëherë trajner i madh

206
0

Antonio Cassano nuk e ka kapërdirë dot mënyrën sesi Roma u kualifikua për në finalen e Europa League përballë Leverkusen dhe për këtë arsye gishtin e drejton për nga tekniku portugez Jose Mourinhon.

Për këtë ish-lojtari i Romës ia vë fajin Mourinhos. Sipas tij, futbolli i portugezit është i turpshëm teksa kalimin në finalen e Budapestit e konsideroi thjesht një çështje fati dhe jo zotësie.

“E dua Romën, i dua ata njerëz. Por Roma nuk luajti në 98 minuta. Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por ai është më me fat se sa është i fortë. Unë duhet të flas për ndeshjen dhe të analizoj lojën. Është turp. Diçka e pakuptueshme. Por çfarë do të thotë ai? Ai do të thotë që është në finale, se ka fituar”, tha mes të tjerash Cassano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit