Home Sporti Ronaldo dhe M...

Ronaldo dhe Manchester United, pse kërkon largimin?

115
0

Cristiano Ronaldo rrëmbeu të gjithë vëmendjen mediatike pas kërkesës për tu larguar nga Manchester United, nëse vjen një ofertë e kënaqshme në adresë të Djajve të Kuq. Në moshën 37 vjeçare, Ronaldo dëshiron të sigurohet që ka ende disa vite të mbetura në nivelet më të larta dhe nuk është i sigurt nëse United ia ofron diçka të tillë për momentin.

Ylli portugez kërkon me ngulm që Djajtë e Kuq të pretendojnë për gjëra madhore dhe që skuadra të reflektojë të njëjtat ambicie si ai, por transferimi i parë i verës nga klubi nuk është zyrtarizuar ende kur ka kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i merkatos së verës dhe ky është një fakt shqetësues.

Manchester United ka arritur akordin me mbrojtësin e majtë të Feyenoord, Tyrell Malacia ndërkohë që vijojnë tratativat për shërbimet e Frenkie de Jong, Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez.

Cili është qëndrimi i Manchester United lidhur me kërkesën e portugezit?

Manchester United dëshiron ta mbajë Cristiano Ronaldon dhe ka njoftuar që lojtari nuk është në shitje, ndërsa ka edhe një vit të mbetur në kontratë. Trajneri i ri, Erik ten Hag ka folur me fjalët më të mira për Cristiano Ronaldon dhe nuk e ka fshehur entuziazmin rreth bashkëpunimit me të. Një nga aspektet që mund t’i stepë disa klube rreth firmës me portugezin është fakti që ai vrapon më pak në krahasim me disa sezone më parë, por instikti i golit ka mbetur i pandryshuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit