Home Sporti Ronaldo është...

Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i United, ja shifrat e transferimit nga Juvja

56
0

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United! Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi anglez dhe ai italian (Juventusi) dolën me njoftim zyrtar për këtë transferim sensacional të kësaj merkatoje verore.

“Zonja e e Vjetër”, që shpenzoi 100 milionë euro për t’ia shkëputur Realit në vitin 2018, përfiton 15 milionë euro plus 8 milionë në formë bonusesh për kartonin e “yllit” portugez.

133 ndeshje, 101 gola dhe 5 trofe. Këto janë statistikat e Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi. Portugezi u bë futbollisti i parë në historinë e Juventusit që arriti të shënonte më shumë se 100 gola në të gjitha kompeticionet në tri sezonet e para.

Manchester United njoftoi se Cristiano Ronaldo ka firmosur për dy vjet, pra deri më 30 qershor 2023, me opsion zgjatjen e marrëveshjes edhe një vit tjetër. Në epokën e parë te Manchester United, Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit