Home Aktualitet Rrëfehet grab...

Rrëfehet grabitësi i bankës në Koplik: Me lekët bleva rroba, frekuentova lokalet e natës në Tiranë

146
0

‘Arrest me burg”, është masa që dha në seancën e kësaj të mërkure Gjykata e Shkodrës, për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba.

Gjatë seancës gjyqësore, këta dy të fundit kanë mohuar akuzat teksa janë përplasur në distancë me shokun e tyre Bekim Gurra duke i kërkuar llogari se pse ka përmendur emrat e tyre pasi nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Vetë Gurra i dyshuar si ideatori i grabitjes, nuk ka preferuar të flasë në gjyq, por më herët përpara organit të akuzës ka rrëfyer ngjarjen duke treguar se gjithçka e ka bërë për të ndihmuar familjen e tij.

”Lekët i kam shpenzuar duke blerë rroba si dhe duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. Kam marrë një makinë me qira, 500 mijë lekë ua kam dhënë prindërve. Disa netë kam qenë në Tiranë në lokale nate”, tha Bekim Gurra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit