Home Aktualitet Rrëfimi i for...

Rrëfimi i fortë nga ish-anëtari i MEK: Hapnim adresa false dhe nxisnim rininë iraniane për dhunë

257
0

Çfarë ndodh në kampin MEK në Manzë? Një ish-anëtar i MEK, që është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, tregon se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit.

I ftuar në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. Ai tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.

40-vjeçari u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm.

“Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe tani ka në Amerikë njerëz që punojnë për ta. Kanë lekë shumë”. Mustafai tha në kamp mungon çdo liri dhe e drejtë njerëzore, madje tha se nuk kanë munguar abuzimet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit