Home Aktualitet Rregullat e r...

Rregullat e reja që duhet për të udhëtuar drejt Francës

62
0

Pas shfaqjes së variantit të Omicron që po alarmon botën, Franca ka vendosur masa të tjera shtrënguese për udhëtarët. Së fundmi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar disa masa dhe rregulla për të gjithë ata qytetarë që duan të udhëtojnë drejt Francës.

Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.

NJOFTIMI
Masat e vendosura nga Republika e Francës, për hyrjet dhe daljet e qytetarëve, në kushtet e Covid-19 dhe variantit të ri OMICRON.

 Nga data 02 dhjetor 2021, për udhëtimet nga vende jashtë BE, lejohet hyrja në Francë, pa patur nevojë për një arsye madhore, vetëm të qytetarëve të cilët:

• Kanë kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna,AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.
• Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.
• Fëmijët 6 deri 18 vjeç të cilët janë të pavaksinuar, kur shoqërohen nga prindër të vaksinuar, mund futen në territorin francez vetëm me test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit, pa patur nevojë për arsye madhore.
➡️ Për personat e pavaksinuar me një nga vaksinat e mësipërme, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si më poshtë:
• Paraqitjen e një arsye madhore sipas formularit në linkun bashkëngjitur.
• Një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.
• Angazhimin për tu izoluar gjatë 7 ditëve pas mbërritjes në Francë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit