Home Kronike Rrëmbimi dhe ...

Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, burg për jetë për Bixhdilin

88
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin. Ai rezulton të jetë njeriu që ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzoi ta tregojë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë gjatë gjykimit.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit