Home Aktualitet Rrëmbimi i po...

Rrëmbimi i policëve, Abazi: Alarm për konflikt shpërthyes në Ballkan

110
0

Një fatkeqësi dhe alarm për konflikt shpërthyes në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar deputeti i pavarur dhe ish-kryeministri Haki Abazi, rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe një alarm i radhës se duket mirë që ka një masë kritike të interesuar për konflikt të vazhdueshëm dhe shpërthyes në Ballkanin Perëndimor. Alarmi për përshkallëzimin e situatës që jo vetëm policët, por edhe 2 qytetarë nga Podujea të ndaluar në serbi.

Jemi në një situatë ku janë kthyer inatet ballkanike të kundërveprimit të Serbisë për veprime të institucioneve të Kosovës. Kjo bie ndesh me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për shtendosjen e situatës për të mos lënë terren për forcat ekstremiste dhe kriminale serbe që janë gati për një konflikt të ri”,-tha Abazi.

Sipas tij Serbia po bën testimin e Bashkësisë ndërkombëtare dhe apelon që të mos biem në kurthin e provokimeve. “Duartrokitje dhe fërkim i duarve ndodh vetëm në Moskë, por një gjë që është e rëndësishme është që Serbia po bën testimin e Bashkësisë ndërkombëtare, nuk duhet të biem në kurthin e idesë se ka pabesi dhe po tenton se në cilën masë ata po provokojnë”,-tha më tej ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit