Home Aktualitet Rrëmbimi i po...

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Paskal Milo: Akti duhet të dënohet me forcë nga Uashingtoni e Brukseli

104
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se rrëmbimi i tre policëve serbë në territorin e Kosovës nga “Kobrat” serbe, është një skenar i vjetër nën rrethana të reja. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka deklaruar se rrëmbimi është një hakmarrje për arrestimin e Millun Millenkoviç.

“Skenar i vjetër në rrethana të reja. Para 25 vitesh, para çlirimit të Kosovës, rrëmbimet kanë qenë fenomene të zakonshme në Serbi në raport me shqiptarët e Kosovës. Ka shumë viktima nga rrëmbimet dhe ekzekutimet, që janë mes atyre që quhen të pagjeturit.

Aludohet qartë se është një veprim si hakmarrje për arrestimin e kapobandës serb në veri, një nga udhëheqësit e serbëve atje. Zhvillimet e fundit nuk janë të shkëputura nga ato të ditëve të fundit. Po të lihen pa u vënë në presion mund të përshkallëzohen, sepse mund të nisë edhe nga palë tjetër, mund të ndodhë një rrëmbim tjetër, një vrasje, mund të ketë një efekt domino.

KFOR ka detyrë të mbrojë integritetin territorial të Kosovës, i cili është shkelur sot sepse pretendohet se rrëmbimi i tyre është bërë në territorin e Kosovës. Zhvillimi i ngjarjeve të ditëve të fundit ka krijuar një klimë jo të favorshme. Rrëmbimi duhet të dënohet me forcë nga Uashingtoni e Brukseli. Ky është një akt flagrant violent që nuk ka pse të vihet në mëdyshje. Diplomacia të gjejë zgjidhje të përshtatshme për të ulur në tavolinë palët, por deklaratat duhet të jenë të qarta”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit