Home KRYESORE Rrezik i lart...

Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Europë

232
0

Ministrat e Brendshëm të BE takohen në Bruksel: Në fokus gjendja e sigurisë në Europë dhe përpjekja për arritjen e ujdisë në lidhje me reformën e azilit në BE.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian konsultohen të martën (05.12.) në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave- “Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste”, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.

Johansson e arsyetoi këtë rrezik me “polarizimin” e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson me xhaketë të verdhë e bluze bu duke folur para kameraveKomisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson me xhaketë të verdhë e bluze bu duke folur para kamerave

Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e migracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një ujdi në çështjen e azilit, një nga grindjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE. Qeveria gjermane ka kërkuar përjashtimin e grave dhe fëmijëve nga kjo procedurë, por nuk ka pasur sukses me këtë procedurë deri tani.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit