Home Aktualitet Rrezikohet vo...

Rrezikohet votimi i diasporës, kreu i KQZ-së Celibashi jep alarmin: Nuk ka më kohë

52
0

Do të votojnë emigrantët për parlamentarët e vitit 2025? Realizimi i këtij procesi për Komisionerin e Zgjedhjeve nuk shihet me optimizën, duke u shprehur se kjo e drejtë e diasporës mund të mos zbatohet sa kohë ende nuk është plotësuar ende boshllëku ligjor.

“Sa më shumë kohë kalon aq më shumë rrezikon votimin nga jashtë. Nëse në përfundim të këtij sesioni nuk do kemi plotësim të boshllëqeve ligjore për votimin nga jashtë, kam frikë se në mënyrë përfundimtare ky proces nuk do mund të realizohet”, tha komisioneri Ilirjan Celibashi.

Vonesa në plotësimin e vakuumit ligjor shoqërohet edhe me numrin e ulët të emigrantëve shqiptar që kanë deklaruar adresën e tyre të vendbanimit jashtë kufijve, element ky që për KQZ nuk reflekton realitetin e peshës elektorale të diasporës.

”Në dijeninë time janë 14 mijë qytetarë shqiptarë që kanë deklaruar vendbanimet e tyre të përhershme jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT janë 1.7 milion qytetarë shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë. 14 mijë krahasuar me një 1.7 milion mendoj se është një shifër jo përfaqësuese në numër”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit