Home Aktualitet Rrezikuan jet...

Rrezikuan jetën me skaf në Karaburun, shpëtohen 8 persona

93
0

Policia Kufitare tha se kishte shpëtuar 8 persona të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues. Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një skaf, por pasi mjeti ka pësuar defekt në motor, ata u gjendën në vështirësi, duke rrezikuar edhe jetën.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues. Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport”, njoftoi Policia e Vlorës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit