Home Aktualitet Rrëzimi i kan...

Rrëzimi i kandidaturave të pedagogëve, Erisa Xhixho: Nuk kanë interes për njerëz me integritet profesional

62
0

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se rrëzimi i kandidaturave të pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe Shkollës së Magjistraturës tregon se qeveria nuk ka interes për njerëz me integritet profesional. ”Do të jem gjithmonë PRO pedagogëve dhe qytetarëve me vlera njerëzore e profesionale, që mund të kontribuojnë për një drejtësi të pavarur, profesionale dhe të shpejtë, e cila u shërben qytetarëve, duke u dhënë mundësinë të jenë të barabartë përpara ligjit”.

Postimi i plotë

Rrëzimi i djeshëm i kandidaturave të pedagogëve të nderuar të Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe Shkollës së Magjistraturës, nga pseudoopozita, është akti më i pastër që dëshmon se nuk e duan aspak suksesin e reformës në drejtësi, por vetëm interesat e tyre personale. Kjo dëshmon se ata nuk kanë aspak interes që njerëz me integritet profesional të përfshihen në sistem, por u intereson vetëm ajo se si do mund të bëjnë marrëveshje për interesat e tyre të momentit.

Rasti në fjalë tregon se ata nuk janë të vërtetë e parimorë në përpjekjet për t’i shërbyer suksesit të reformës në drejtësi. Kandidaturat për KLGJ e KLP dje paraqisnin figura me integritet moral dhe profesional, të cilët meritonin të gjithë mbështetjen, pasi përfshirja e tyre në qeverisjen e re të gjyqësorit do të kontribuonte në përmirësimin e sistemit dhe në suksesin e reformës.

Do të jem gjithmonë PRO pedagogëve dhe qytetarëve me vlera njerëzore e profesionale, që mund të kontribuojnë për një drejtësi të pavarur, profesionale dhe të shpejtë, e cila u shërben qytetarëve, duke u dhënë mundësinë të jenë të barabartë përpara ligjit. Besoj fort që sistemi funksionon mbi bazën e profesionalizmit nëse njerëzit që e përbëjnë atë përfaqësojnë vlerat më të mira profesionale dhe njerëzore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit